KreuStil Jetese

Pas divorcit nga Simon Konecki, Adele rikthehet me një album kushtuar ndarjes

Ka qenë një sezon i shkëlqyer për këngëtaren britanike 33-vjeçare Adele, e cila shfaqet me një trup “të ri”, me një të dashur të ri dhe thuhet se së shpejti do të vijë për gjithë fansat me një muzikë të re.

Një burim tregoi se këngëtarja po takohet me superagjentin e NBA Rich Paul, ku të shtunën ata u panë të ulur së bashku në një ndeshje të finaleve të NBA.

Ishte një paraqitje e rrallë publike për këngëtaren që gjithmonë ka qenë shumë private, ajo u shfaq e buzëqeshur me Paul në Footprint Center në Phoenix, Ariz. Pas divorcit të saj nga Simon Konecki, Adele nuk e ka lënë kohën t’i kalojë kot.

Ka zëra që albumi i saj i radhës, që mendohet të jetë përfunduar tashmë, por sipas burimeve me shumë gjasa të dalë në vjeshtë dhe do të jetë një album kushtuar ndarjes nga bashkëshorti i saj.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF