KreuCelebrity

Tomini tregon simptomat e Delta-s, disa janë ndryshe nga varianti original!

Tomini tregon simptomat e Delta-s, disa janë ndryshe nga varianti original!

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, duke folur për  Neës24, pohoi se ka sinjale dhe elementë të dyshimtë për mbërritjen e variantit Delta në vendin tonë, megjithatë po priten ende rezultatet zyrtare nga laboratori i Berlinit. Tomini sqaroi se Delta është shumë më i transmetueshëm sesa ai origjinak i koronavirusit, dhe simptomat ndryshojnë paksa. “Ne kemi mëse dy javë që flasim për sinjale dhe elementë të dyshimtë. Me t’u marrë kampionet e dyshuara, janë dërguar në Berlin. Elementë sinjalistikë të diagnozës laboratorike u mbështetën edhe nga të dhëna epidemiologjike. Njerëzit që kanë pasur këto elementë të dyshimtë janë izoluar patjetër. Sëmundja transmetohet përmes spërklave, por transmetueshmëria e tij është shumë herë më e lartë. Absolutisht, Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim. Ashtu siç ka thënë dhe OBSH, në gusht do të shënohet piku i variantit ‘Delta’. Ky variant ka shenja më të lehta se Covid-19, nuhatja dhe shija nuk janë prezentë, por është dhimbja e kokës. Nuk duhet neglizhuar nga asnjë, edhe nga ata që janë vaksinuar. Ashtu si me Covid-19, edhe me këtë variant fëmijët preken, por nuk janë me simptoma apo raste të rënda klinike. Është shumë e rëndësishme që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike. Qytetarët duhet të vaksinohen me të dyja dozat”, tha Tomini.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF