KreuCelebrity

10 vjet nga vdekja e Amy Whinehouse, intervista e saj tragjike:” Alkoolin e fillova 12 vjec”!

Kanë kaluar 10 vjet nga vdekja e këngëtares së paharrueshme, Amy Ëinehousem, e cila u shua në moshën vetëm 27 vjecare nga një teprim me alkoolin e drogat. E famshme për zërin e thellë dhe këngë si ”Back To Black” dhe ”Rehab”, ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Camden, North London, më 23 korrik 2011. Në një intervistë që nuk ishte mediatizuar shumë por që tani u shpërnda nga The Sun, Amy bënte dikur një rrëfim të rrallë.

Ajo tha se pinte cdo ditë dhe se kishte filluar ta bëntë këtë gjë që 12 vjec.  “Unë e dua Jack Daniel’s. Unë thjesht e dua Jack Daniel-në. Është i mrekullueshëm. Unë pi çdo ditë. E kam pirë Jack Daniel-in për tetë vjet. Të gjithë e dinë. Është si Jack dhe Coke”, thoshte aty. Gjatë karrierës së saj që fatkeqësisht nuk zgjati më shumë, Winehouse ka fituar çmime të shumta prestigjioze, duke përfshirë titujt ”Grammy Mobo” dhe tre ”Ivor Novellos”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF