KreuCelebrity

Drejtoreshë për Ngrohjen Globale? Reagon ashpër Eli Fara..

Prej disa ditësh në disa media kanë qarkulluar lajme për Eli Farën, ku thuhej se këngëtarja ka qenë e punësuar si drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur Fatmir Mediu ishte ministër, gjithashtu kishte përfituar 65 udhëtime në SHBA dhe BE të paguara nga paratë e shtetit.

Këngëtarja e mirënjohur ka vendosur të reagojë ditën e sotme me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku mohon në mënyrë kategorike se mund të ketë përfituar ndonjë pagë apo udhëtim nga lekët e shtetit.  “Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë! Nuk di të kem marrë ndonjëherë rrogë si drejtoreshë! Nuk di të kem udhëtuar ndonjëherë si drejtoreshë! Kam udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk kam pasur nevojë për shoqërues! Kjo është e vërteta!”, shkruan Eli Fara, e cila ka paralajmëruar se do të ketë edhe përballje ligjore për personat të cilët “mezi presin të marrin gurin e parë e të të godasin”.

Postimi i plotë i Eli Farës, “Zoti më ka bekuar me zërin që më fali , gjithë jetën time ia kam kushtuar artit të këngës! Ndjej neveri të pafund për njerëzit që abuzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur pafytyrësisht!!!
Ndjej detyrim moral të sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale këto ditë! Nuk di të kem mashtruar apo vjedhur askënd kurrë në jetën time! Kam punuar fort dhe jam krenare për rrugën që kam ndjekur për të përballuar çdo gjë me djersen time, jam krenare për edukatën që më kanë dhënë prindërit e mi të mrekullueshëm larg të këqijave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se në botë ka njerëz kaq të ligj, të paskrupullt dhe abuzive! Përse i ka sjellë zoti në këtë bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88-vjeçar duke shkulur barishtet e këqija në oborr, si mendoni do shpëtojë nga ato? Zoti e bëftë mirë për të gjithë ne!

Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë!!!Nuk di të kem marrë ndonjëherë rrogë si drejtoreshë!!!! Nuk di të kem udhëtuar ndonjëherë si drejtoreshë!!! Kam udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk kam pasur nevojë për shoqërues! Kjo është e vërteta!
Thonë që në ditët më të vështira njeh ata që të duan por edhe ata që mezi presin të marrin gurin e parë e të të godasin. Për këta të fundit nuk dua të flas më shumë, disa prej tyre do të kenë përballje ligjore. Ndërsa për ata që u shqetësuan njësoj si unë dhe besojnë te e vërteta ime, dua t’i Falënderoj pafund!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF