KreuCelebrity

Lori Hoxha në televizion; së shpejti me një projekt gjigant

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku zgjedh të jetë shumë aktive, ndërkohë që në daljet e saj nëpër intervista është e tërhequr.

Së fundmi, ajo ka zgjedhur të jetë pjesë e një intervistë për “Prive”, ku zbuloi detaje rreth jetës së saj profesionale dhe personale.

Lori zbuloi se me kohën ka kuptuar se i pëlqen më shumë të bëjë televizion, dhe për momentin është në krye të një projekti të madh televiziv, i cili sikurse ajo tha do të nisë së shpejti. “Po merrem me një projekt të madh që po e presin të gjithë”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës Lori theksoi se vetën e saj nuk e projekton në fushën e modës, edhe pse e pëlqen shumë dhe është përfshirë së fundmi në koleksionet e veshjeve.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF