“O ba, ku është mami”? Vdiq në autobusin me kosovarë, 37 vjecarja nuk mori avionin se ishte shtrenjtë!

Arif Kikaj mbërriti me urgjencë në Kroaci nga Kosova kur mësoi se vajza e tij, 37 vjecare, Alinda Iprijaj ishte një prej viktimave të tragjedisë së një dite më parë, kur autobusi i nisur nga Frankfurit drejt Kosovës me 69 persona në bord, u përmbys në Kroaci, duke vrarë 10 vetë. Alinda udhëtonte me 4 fëmijët e saj. Fatmirësisht fëmijët nuk janë lënduar. I ati preku me pohimin e tij se kishin pasur ndërmend të udhëtonin me avion, por kishin zgjedhur autobusin se ishte më lirë.

“Kam punuar për 10 vjet në Rijeka dhe 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë dhe fëmijët e mi, Alinda dhe dy djemtë e tjerë, qëndruan në Shtutgart. Ajo ka punuar atje si infermiere. Ajo mendoi të vinte tek ne me pushime. Ata po mendonin të shkonin me aeroplan për në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin për më lirë. Është një tragjedi e madhe për ne” rrëfeu Arifi me lotë në sy, duke shtuar se do ta varrosë të bijën në Kosovë. Mësohet se fëmijët e saj janë të moshës 14, 12, 9 dhe 7 vjeç.

Previous ArticleNext Article