Kombinimi i vaksinave AstraZeneca-Pfizer rrit nivelin e antitrupave?!

Një studim i fundit i realizuar në Korenë e Jugut ka zbuluar se vaksina AstraZeneca e kombinuar me dozën e dytë të vaksinës nga Pfizer, rrit nivelet e antitrupave me gjashtë herë, krahasuar me dy doza të AstraZeneca.

Studimi përfshiu 499 punonjës mjekësorë, me 100 që bënë doza të përziera të vaksinave, 200 që bënë dy doza të Pfizer dhe pjesa tjetër me dy doza të AstraZeneca. Të gjitha rastet treguan prani të antitrupave neutralizues, që parandalojnë hyrjen e virusit në qeliza dhe replikimin e tyre. Ndërsa ata që kishin bërë kombinimin e vaksinave, të AstraZeneca me Pfizer, patën gjashtë herë rritje të antitrupave neutralizues.

Një tjetër studim në Britani i muajit të kaluar tregoi rezultate të ngjashme me kombinimin e vaksinave një dozë e AstraZeneca dhe një dozë e Pfizer.

Previous ArticleNext Article