KreuStil Jetese

Në 71-vjetorin e tij, Zef Deda merr urimin special nga i biri..

Aktori i njohur i humorit Zef Deda feston sot 71-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënjuar për të nuk mund të mungonte urimi nga i biri i tij, Julian Deda, i cili i ka dedikuar aktorit të madh disa fjalë prekse dhe të ndjera.

“Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të parë e qetë. Brenda saj fshihet një uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj. Kështu ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë dhe sot, tamam si një 71-vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë Babush, për mua je më i miri. Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndet të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…! Të du fort artist…!”, ka shkruar aktori Julian Deda përkrah fotografisë me të atin, të cilën e ka publikuar në rrjetet e tij sociale.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF