Kthehen trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci, familjarët i presin mes ngashërimash!

Ishin nisur drejt atdheut të tyre, porn ë Kosovë mbërritën të pajetë. Viktimat e aksidentit tragjik të së djelës, kur një autobus i nisur nga Gjermania drejt Kosovës doli nga rruga e u përmbys duke marrë 10 jetë njerëzish, u kthyen sot më arkëmorte ndërsa familjarët i prisnin me lule në duar e me ngashërimaTrupat   pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’u dorëzohen familjareve për ceremoninë e varrimit. 10 personat që mbyllën sytë përgjithmonë janë  shoferi i dytë Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë;  Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë;  Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe  Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

Previous ArticleNext Article