Mes pandemisë, gjigandët e teknologjisë shënojnë fitime kolosale!

Gjigantët e teknologjisë raportuan fitime në rritje, pasi konsumatorët i perditesuan pajisjet e tyre gjatë izolimit që shkaktoi pandemia e koronavirusit, thote REL.Apple tha se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të vitit. Kompania tha se klientët blenë pajisje iPhone 5G, të cilat kanë çmim më të lartë. Microsoft tha se në çerekun e dytë fitoi 16.5 miliardë dollarë – që do të thotë 47% më shumë se nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar – për shkak të kërkesave për shërbime të ruajtjes së materialeve dhe lojëra. Kompania simotër e Google, Alphabet, gjithashtu tha se shitjet dhe fitimet e saj tremujore kanë arritur rekorde. “Jemi krenarë që shërbimet tona ndihmuan kaq shumë konsumatorë dhe biznese”, tha shefi i gjigantit të kërkimeve në internet, Sundar Pichai. Disa analistë paralajmërojnë se shifrat mund të çojnë në thirrje për frenimin e ndërmarrjeve të teknologjisë. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv, në përpjekje për të promovuar më shumë konkurrencë. Sipas urdhrit, problemet kanë lindur për shkak se firmat e mëdha të teknologjisë mbledhin shumë informacione personale, blejnë konkurrentë të mundshëm dhe konkurrojnë padrejtësisht me bizneset e vogla. Urdhri përfshin disa rekomandime, të tilla si ndalimi i metodave të padrejta të konkurrencës në tregun e internetit.

Previous ArticleNext Article