KreuCelebrity

Në pritje të trinjakëve? Paris Hilton flet rreth lajmeve për shtatzëninë

Teksa u përfol për një shtatzëni të mundshme të Paris Hilton me të fejuarin e saj Carter Reum, ka reaguar aktorja e cila i ka mohuar menjëherë thashethemet dhe theksoi se në to nuk ka asgjë të vërtetë.

“E vetmja gjë në furrë në këto momente është lazanja ime”, tha Paris, pas raportimeve që qarkulluan ditën e sotme në media. “Gjithashtu u zgjova mes 3 mijë mesazheve. Të gjithë iPhone-t e mi po shpërthejnë, të pestë. Të gjithë më thonë urime dhe se ndihen shumë të lumtur për mua. Kam folur me njerëz që nuk kisha folur për vite me radhë”, tha ajo.

Më tej me humor shtoi se është shtatzënë me trinjakë, gjë që të cilën e mohoi menjëherë,  “Po bëj shaka. Nuk jam shtatzënë. Akoma. Po pres deri pas dasmës”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF