KreuStil Jetese

Delta ‘pushton’ Kosovën; 90% e infektimeve të reja janë me këtë variant!

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë variant Delta i koronavirus është dominant në shtetin e Kosovës. Pothuajse 90 % të infektimeve të reja kanë rezultuar të jenë varianti Delta.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se përfundimi i pandemisë së koronavirusit është i largët, dhe se varianti Delta po përhapet me shpejtësi.

“Pandemia është larg përfundimit dhe duhet ta kuptojmë se hezitimet për t’u vaksinuar do ta përkeqësojnë situatën” është shprehur Vitia derisa ka folur për rritjen e rasteve të Covid 19 gjatë ditëve të fundit në Kosovë.

“Pas një periudhe të konsiderueshme të qetë në vendin tonë dhe për fat të mirë pa raste të vdekjeve të dhënat nga IKSHPK na tregojnë se kemi rritje të rasteve krahas rritjes së numrit të testimeve. Ky numër do te reflektojë në rastet aktive me COVID 19 dhe me këtë edhe që të kemi rritje të rasteve. Ne duhet të veprojmë dhe të përdorim ato mundësi dhe instrumente qe kemi në dispozicion për të parandaluar shpërndarjen e virusit. Sot kur vendi ynë ka vaksina kundër Covid 19 sot kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën… nuk ka asnjë arsye për tu mos vaksinuar” ka thënë Vitia.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF