KreuCelebrity

Miqtë zbulojnë emrin e djalit të Aurela Hoxhës!

Aurela Hoxha e ka shijuar në privatësi të plotë pritjen e ëmbël e po ashtu edhe ditët e para të mëmëisë si nënë e një djali. Së fundmi modelja ka ardhur në Shqipëri ku po kalon disa ditë pushime me familjen e saj të vogël.

Ndërsa mami Aurela ka zgjedhur që ende të mos e publikojë portretin e të birit apo detaje të tjera rreth të voglit, nëpërmjet dajës së bebushit ne sapo mësuam emrin e tij.

Fotografi Endrit Mertiri që ndan një miqësi të ngushtë me Hoxhën prej vitesh postoi një foto të tij dhe modeles Dorina Gegicci me mbishkrimin;

“Daja dhe tezja më ‘cool’ të Alaronit”; duke zbuluar kështu emrin e djalit të Aurela Hoxhës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF