KreuFashion

Vjeshta dhe dimri i ardhshëm është për guximarët; jeshilja e ndezur trend i sezonit!

Ngjyra e gjelbër në të gjitha nuancat e saj më të ndritshme dhe më të guximshme do të jetë tendenca e modës për dimrin dhe vjeshtën 2021- 2022.

Ajo bëhet e shenjtë në simbolikën e qëndrueshmërisë, si një shenjë e qartë e rrugës që duhet të ndiqet. Stilistët këtë sezon nuk kanë zgjedhur nuancat më delikate dhe pastel, por mbështeten në fuqinë e një jeshile të guximshme, si formë komunikimi me një shikim të vetëm.

Sezoni i freskët dhe i ftohtë do të marri më shumë kuptim nëse do të visheni me të gjelbër, duke synuar më të ndritshmet dhe nuancat më intensive. Madje edhe nëse e teproni me jeshilen tuaj të fortë jeni krejtësisht në modë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF