KreuFashion

5 fakte interesante për ditën e mërkurë

E mërkura, sipas standardeve ndërkombëtare, është dita e tretë e javës. Por është dita e katërt e javës sipas kalendarit judeo-kristian dhe është përcaktuar që në Mesopotaminë antike.

1- Sipas disa kërkimeve bërë nga një kompani kremrash, gratë duken më të moshuara në orën 3:30 të drekës së të mërkurës.

2- Një studim i kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën me dije se ditën e mërkurë shefat dhe pronarët janë më të hapur ndaj kërkesave të vartësve të tyre.

3- Vajza në “Familjen Addams” quhet Wednesday Addams (Wednesday nga anglishtja, e mërkurë). Charles Addams që krijoi personazhin zgjodhi këtë emër sepse sipas tij “Fëmijët e së mërkurës janë të trishtuar.”

4- Klubi sportiv “Sheffield Wednesday” që në vitin 1820 u krijua me emrin “The Wednesday Cricket Club”, e ka marrë këtë emër nga dita që kishin zgjedhur për të luajtur ndeshjet.

5- E mërkura para Pashkëve nuk është si të tjerat pasi kujtohet si dita në të cilën Juda tradhëtoi Jezusin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF