8 këshilla për një marrëdhënie të shkëlqyer me shefin!

Të krijosh një marrëdhënie të mirë profesionale dhe njerëzore me punëdhënësin tuaj është shumë e rëndësishme. Brigt Side ka hartuar disa këshilla për të shkrirë ngërçin e krijuar mes një vartësi dhe shefi që janë si më poshtë.

Mos e nisni bisedën me “Si jeni ju sot”?

Sipas disa kërkimeve nga Harvard këshillohet që një bisedë të mos nisë me pyetjen “Si jeni ju sot”. Është pyetje pa kuptim, absrtakte dhe e vështirë për t’ju përgjigjur. Në vend të kësaj pyetje tregoni më shumë empati dhe tregohuni më i qartë. Përshembull disa pyetje me të cilat mund të nisni bisedën do të ishin:

“Kishe një turn të gjatë sot?”

“Bëre ndonjë gjë të bukur këtë fundjavë?”

“Ke ndonjë plan të bukur për këtë fundjavë?”

Vëzhgoni rreth e qark dhe përdorini çfarë ju bën përshtypje për bisedën tuaj

Nëse jeni duke biseduar me shefin tuaj në zyrën e tij fokusohuni tek sendet personale apo orenditë përreth. Përshembull mund të thuash diçka për fotografinë familjare në tavolinën e tij. Në këtë mënyrë ai do të të ndjejë më të afërt dhe do të krijojë simpati për ty.

Flit dhe jep mendimin tënd nëpër mbledhje

Nëse jeni në një mbledhje pune mos prisni t’ju bëjnë pyetje që të flisni por jepni mendimin tuaj për çështjet që po trajtohen.

Bëj pyetje

Pyetjet rrisin pëlqyeshmërinë thonë studiuesit. Kjo sepse një njeri që bën shumë pyetje lidhjet me një person që kërkon të dije dhe të mësojë shumë. Përshembull nëse një koleg i ri i bashkohet stafit tuaj, mos e injoroni atë por përfshijeni në bisedë duke i bërë pyetje. Në këtë mënyrë ju do të dukeni mirë edhe para shefit tuaj.

Që të lini përshtypje të mirë tek shefi që në ditën e intervistës kjo ditë duhet të jetë e martë në orën 10:30

Krijimi i një përshtypje të mirë që në takimin e parë me shefin tuaj është një plus shumë i madh në mbarëvatjten e punës tuaj të re. sipas ekspertëve e hëna dhe e premtja nuk janë ditë të mira për të lënë një orar për një intervistë punë, pasi duke qenë se përkojnë me fundin dhe fillimin e një jave ju nuk do të mërrni vëmendjen e duhur. Ekspertët këshillojnë të martën si ditën ideale për një intervistë pune. Gjithashtu, koha nga ora 10:00 deri në 11:30 është më e përshtatshme, sepse të qenit kandidati i parë për intervistë nuk rekomandohet. Kjo ndodh sepse intervistuesit në mënyrë të pandërgjegjshme do të krahasojnë të tjerët me ju. Të qenit i fundit gjithashtu nuk është një gjë e mirë, sepse pas shumë kandidatësh ata fillojnë të përjetojnë lodhje vendimi, ku bëhet e vështirë për të marrë një vendim.

 

Për veshjen në një intervistë pune zgjidh ngjyrën blu ose të zezë; evitoni portokallinë

2099 menaxherë punësimi të pyetur se cilat janë ngjyrat që këshillohen të vishen në një takim të parë pune ata u përgjigjën blu dhe e zezë ndërsa këshilluan që të evitohet ngjyra portokalli. Portokallia mund të jetë shumë e zhurmshme dhe thotë më shumë për kreativitetin sesa të jesh një lojtar në ekip, një udhëheqës ose një analist. E bardha mund të jetë gjithashtu e mirë për këmisha sepse perceptohet si e mirëorganizuar.

Mos i kryqëzoni këmbët

Ekziston një arsye neurologjike pse është më mirë të mbani të dyja këmbët në tokë. Do të thotë që ju mund të hyni më lehtë në ekuilibrin midis anëve krijuese dhe racionale të trurit. Nëse keni nevojë t’i përgjigjeni një pyetjeje të vështirë, mos i kryqëzoni këmbët.

Uluni pranë armiqve tuaj

Në takime dhe konferenca për shtyp, ekspertët thonë se është pothuajse e pamundur të debatosh me dikë nëse ulesh pranë tij dhe jo përballë. Nëse keni një koleg që nuk ju pëlqen, thjesht uluni pranë tyre kështu që do të zvogëlojë nivelin e agresivitetit mes ju të dyve.

 

 

 

Previous ArticleNext Article