A kanë mundësi familjet shqiptare të bëjnë pushime?

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin ekonomikisht një javë pushime në vit. Kjo përqindje ishte më e lartë se mesatarja rajonale, e cila është 38%.

Kosova ishte e vetmja në rajon që kishte përqindjen me të ulët të familjeve, vetëm 11% e tyre nuk mund të përballonin pushime një javë në vit.

Në Ballkan, 69% e pjesëmarrësve në anketë nuk e dinë nëse do të shkojnë me pushime, pak më pak se një e treta e qytetarëve, 31%, tashmë kanë planifikuar udhëtimin e tyre për vitin 2021. Rreth 10% po planifikojnë të udhëtojnë në natyrë ose udhëtim aventure, 9% e tyre planifikojnë të vizitojnë qytete të reja, dhe 6% të vizitojnë familjen dhe miqtë e tyre.

Previous ArticleNext Article