KreuCelebrity

Kompania italiane ngre një padi miliona dollarë ndaj Kendall Jenner

Kompania italiane Liu Jo ka ngritur një padi ndaj Kendall Jenner, duke dorëzuar një ankesë ligjore në një gjykatë në News York. Sipas kompanisë, Kendall Jenner ka shkelur kushtet e një kontrate modelingu duke mos u shfaqur në xhirimet e dyta të dy fotosesioneve të planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej 1.5 milionë dollarë, plus një tarifë shërbimi preh 20 për qind.

Liu Jo pretendon se ylli 25-vjeçar mori pjesë në xhirimet e para në korrik 2019 dhe se deri në shkurt 2020, ajo i kishte paguar asaj 1.35 milionë dollarë. Xhirimi i dytë ishte caktuar të bëhej në Londër në mars 2020, por pandemia e coronavirusit e ndaloi atë të udhëtonte. Padia thotë se palët ranë dakord të shtyjnë xhirimet në vjeshtë, por nuk konfirmuan një datë të re. Më tej në padi thuhej se Kendall ndaloi së përgjigjuri Liu Jo, derisa kompania e informoi atë se ajo kishte shkelur kontratën, ndaj kjo e fundit u ndërpre.

Gjithashtu në padinë e saj, Liu Jo thotë se pasi Kendall propozoi të shtyjë xhirimet për në tetor, kompania mësoi se modelja do të udhëtonte në Itali në shtator 2020 për të kryer një fotosesion për një stilist tjetër. Për këtë arsye kompania po kërkon të paktën 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim nga Kendall Jenner.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF