Pas lindjes së vajzës Lilibet, Meghan Markle shfaqet për herë të parë në publik

Në ditëlindjen e saj të 40-të, Meghan Markle është shfaqur për herë të parë pas lindjes së vajzës së saj, Lilibet Dana.

Me anë të një video ajo ka zbuluar nismën e saj për të ndihmuar gratë që të rikthehen në punë pas pandemisë, “Duke qenë se po bëj 40 vjeçe, po ju kërkoj 40 miqve të mi të japin 40 minuta nga koha e tyre për të ndihmuar një grua që të mobilizohet sërish në forcën punëtore. Më shumë se 2 milionë gra vetëm në Amerikë dhe miliona të tjera rreth botës kanë humbur punët e tyre për shkak të Covid”.

Ndjekësit kanë vënë re se teksa Meghan fliste, mbi tavolinë ndodheshin disa foto, ku në njërën prej tyre shihet princi Harry duke mbajtur në krahë një bebe të porsalindur dhe të gjithë mendojnë se fëmija është pikërisht vajza e tyre e vogël. Gjithashtu ata kanë vënë re se Dukesha e Sussex, mban në qafë një varëse me shenjat e horoskopit të fëmijëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kate and Meghan (@meghandkate)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kate and Meghan (@meghandkate)

Previous ArticleNext Article