KreuCelebrity

Rihanna është zyrtarisht miliardere, shihni sa është pasuria e saj

Rihanna zyrtarisht është një miliardere, duke iu bashkuar listës së njerëzve më të pasur në botë.

Revista “Forbes” raporton se pasuria e yllit dhe sipërmarrëses llogaritet të jetë në vlerën e 1.7 miliardë dollarë. Shifër kjo që e rendit 33-vjeçaren në vendin e parë si femra më e pasur e muzikës dhe në vendin e dytë si femra më e pasur në industrinë e argëtimit, pas Oprah Winfrey, e cila gëzon një pasuri prej 2.7 miliardë dollarësh.

Shumica e pasurisë së këngëtares nuk vjen nga muzika, por nga 50% të aksioneve të saj në kompaninë e kozmetikes “Fenti Beauty”, e cila i siguruan asaj 1.4 miliardë dollarë të pasurisë, ndërsa linja e të brendshmeve “Savage X Fenty” rreth 270 milionë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF