KreuCelebrity

Rriten rastet nga varianti Delta; ja çfarë do të ndodhë me shkollat

Rastet me Covid-19 po shënojnë një rritje të ndjeshme, për shkak edhe të variantit Delta. Por duket se kjo nuk do të ndikojë në mbylljen e shkollave për të vijuar mësimin online.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka nisur puna për rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave në vendin tonë, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit.

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”, ka shkruar ministrja Kushi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF