KreuStil Jetese

Fakte interesante rreth Swarovski

Shkëlqimi i Swarovski

Të gjithëve u shkëlqejnë sytë kur shohin një objekt të mbuluar me kristalet e markës së njohur Swarovski. Bizhuteritë e saj janë një ëndërr për të gjitha gratë, sepse kristalet dhe diamentet e realizuara nga mjeshtrat e rafinuar, janë gjithmonë një dëshirë para së cilës askush nuk reziston.

Origjina

Marka Swarovski u themelua në vitin 1895 në Austri nga Daniel Swarovski. Bota e modës ishte faktori kryesor që e bëri Swarovski me famë botërore që nga fillimi pasi vendosi të bashkëpunojë me ikonat e modës si: Balenciaga, Coco Chanel dhe Christian Dior.

Filozofia. Daniel Swarovski shpiku makinerinë që krijon dhe pret kristalet e diamanteve me saktësi precize, duke realizuar objekte të cilësisë së lartë. Filozofia që nga fillimi e Daniel Swarovski ishte që çdo grua duhet të mbante diamante, një vizion dhe trashëgimi e cila vijon ende të lumturojë shumë gra në të gjithë botën.

Sekreti. Pamja magjepsëse e këtyre gurëve të çmuar, sidomos përpunimi i materialeve si: rëra, kuarci dhe minerale të tjera, janë sekreti i markës austriake, e cila ka krijuar bizhuteri nga klasiket deri tek më modernet. Swarovski ka sot rreth 2,800 dyqane në 170 vende të globit dhe fitime në 2.6 miliardë euro.

Yjet e kinemasë. Kristalet Swarovski u përdorën në veshjet e shumë filmave të Hollivudit. Të famshëm mbeten momentet kur aktorja Marilyn Monroe u shfaq me vathë diamanti Swarovski në filmin “Gentlemen Prefer Blondes”, po ashtu edhe Audrey Hepburn me diademën ikonike në filmin “Mëngjesi në Tiffany”.

Dekoret. Përtej bizhuterive, marka e njohur krijoi objekte luksoze si gota kristali, syze dielli e deri tek llampadarët e skenës së ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar. Por më e famshmja është pema e Krishtlindjes e kullës Rockefeller: peshonte 250 kilogramë, ishte e gjatë 9.5 metra dhe kishte 25 mijë kristale.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF