Sezon Dekor; aromë Bali në Tiranë

“Nëse nuk blen dot një shpi në Bali, atëherë bli Balin dhe sille në shtëpi”. Gjithçka është e mundur, sepse Sezon Dekor sjell elementët e duhur të interior dizajnit autentik, për të mobiluar shtëpitë tuaja të plazhit apo vilat në një mënyrë krejt origjinale.

Stili dhe fryma e produkteve për dekorin e interiorit dhe outdoor-it tuaj janë me prejardhje krejtësisht nga Bali dhe mbi 90 për qind e produkteve që gjenden në showroomin e Sezon Dekor vijnë nga ishujt e largët për të dekoruar shtëpitë tuaja.

Produkte me thurje apo objekte me elemente tipike prej bambuje janë kaq frymëzuese, ato mund të përshtaten jo vetëm me stilin e shtëpive, por edhe të bareve, restoranteve, hoteleve, apo resorteve, sepse janë vërtet autentike.

Pjesa më e madhe e produkteve të Sezon Dekor përveçse janë krejtësisht origjinale, kanë një tjetër veçori, ato prodhohen në mënyrë artizanale në Indonezi.

Zgjidhni nga gama e pafundme e produkteve nga Bali, pasi ato do t’i dhurojnë një stil të freskët dhe veror interiorit apo outdoorit, pa harruar faktin që kanë jetëgjatësi dhe janë unike.

Previous ArticleNext Article