KreuStil Jetese

Sezon Dekor, oazi i arredimit

Pas një eksperience shumë vjeçare në fushën e arredimit, në vitin 2011 u krijua Sezon Dekor, duke sjellë në Shqipëri një frymë të re në sektorin e arredimeve. Sezon Dekor ka arritur të bëhet një ndër kompanitë më të mira në industrinë e arredimit në një periudhë kohe të shkurtër. Sezon Dekor është kompania e parë që sjell atmosferën festive të Krishtlindjeve në Shqipëri duke e shndërruar në një vend magjik për të gjithë vizitorët.

Por jo vetëm kaq, sepse Sezon Dekor është destinacioni i duhur për arredim në çdo stinë të vitit, madje edhe tani në Verë ju mund të gjeni aty vendin e duhur për mobilje dhe orendi të cilat mund të përshtaten me stilin e shtëpisë tuaj të plazhit. Filozofia e Sezon Dekor është të ofrojë produkte të cilësisë së lartë, unike dhe plot kreativitet, që bëjnë dallimin, duke ju përshtatur dëshirave dhe kërkesave të klientëve në çdo kohë.

Stafi i Sezon Dekor rrugëton në të gjithë rruzullin tokësor për të përzgjedhur produktet më të veçanta për klientët e tij. Vlejnë për t’u përmendur vende si: India, Tajlanda, Bali dhe Vietnami të cilat janë vende me potencial në fushën e mobilimit. Prej vitesh, Sezon Dekor ka ekskluzivitetin e disa kompanive më prestigjoze në botë: Katherine`s Collection, Goodwill, Dab apo Dialma Brown.

Synimi i Sezon Dekor është që të jetë lider në tregun e Ballkanit në fushën e arredimit me produkte unike, të cilat kryesisht janë punime artizanale të prodhuara në Indonezi. Në gamën e produkteve që ofrohen janë: tavolinat e drurit, abazhure ratani, rafte druri, kredenca dhe konsola si dhe sete ratani. Po ashtu Sezon Dekor ofron edhe shërbime profesionale si: vertical garden (mure me gjelbërim), rikonstruksion ambienti, arredimi të ambienteve të brendshme dhe të jashtme.

Në këtë numër Sezon Dekor sugjeron për lexuesit e Bordo disa nga modelet më unike të arredimit, me një stil unik, ideale për t’u përshtatur për shtëpinë tuaj të plazhit, nga poltronat dhe kanapetë, pasqyrat me thurje druri, por edhe çadra plazhi si dhe dushe, të cilat do të plotësojnë në mënyrën më të veçantë stilin  e shtëpisë, oborrit apo verandës tuaj. Vizitoni Sezon Dekor dhe do të gjeni një pafundësi zgjedhjesh që mund të përshtaten me mjediset ku jetoni.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF