Shumë arsye bashkë, që verën ta kalosh në Prestige Home!

Nëse vite më parë blije një shtëpi, hapi i radhës ishte se të duhej të shëtisje gjithë Tiranën dhe autostradën Tiranë-Durrës për të ndalur sa në një dyqan në tjetrin, për të kompletuar shtëpinë nga A-ZH. Ndonjëherë përveç lodhjes, rrezikoje të gaboje në përzgjedhje, kombinim, apo në vlerësimin e cilësisë së produktit!


Prej tre vitesh tashmë edhe Shqipëria e ka bërë më të lehtë eksperiencën e blerjes për produktet e shtëpisë, sikurse shtetet më të zhvilluara në sektorin e arredimit. Një nga format më të veçanta dhe e vetmja në Shqipëri janë dhe qendrat tregtare të quajtura street malls, sikurse Prestige Home e vetmja qendër tregtare dedikuar arredimit duke filluar nga hidrosanitare, mobiliet, enët e kuzhinës, e deri te tekstilet.

Përveç gamës së gjerë të arredimit, në Prestige Home mund të gjeni tendencat më të fundit të linjave “HOME”, duke e bërë ambientin IN dhe natyrisht shumë komod.

Sërish ndryshe nga më parë, tendencat e fundit janë që shtëpitë rifreskojnë dizajnin e tyre më shumë se një herë në vit dhe korrik-gushti është koha e duhur për ta bërë, pasi ka zbritje deri në -40% në të gjitha markat dedikuar shtëpisë në qendrën Prestige.

Që eksperienca të jetë e paharruar, përveç ofertës verore në Prestige Home ju mund të përfitoni 20 për qind zbritje te restorant “Il Posto”, ëmbëlsirat falas dhe çdo të enjte ora 19:00 mund të jeni pjesë e eventeve argëtuese dhe sportive dedikuar fëmijëve.

 

Shumë arsye bashkë,

që Verën ta kalosh në Prestige Home!

www.prestigehome.al

Qendra ju mirëpret çdo ditë të javës nga e hëna në të diel!

 

Previous ArticleNext Article