Vladimir Filaj; bisturia magjike që sjell sharmin francez në Tiranë

Në morinë e qendrave estetike dhe kirurgjisë plastike që po hapen çdo ditë në Tiranë, sfida e gjetjes së një klinike serioze mjekësore, me standarte të vërteta europiane është e madhe. Është shumë e rëndësishme që para se të vendosni të bëni një ndërhyrje estetike në portretin apo trupin tuaj të bëni kërkimet për mjekët dhe specialistët që punojnë në klinikën që keni zgjedhur. Champs Elysees”, lokalizuar në zonën e ish-bllokut prej 15 vitesh ka ditur të vendosë standarte elitare në mënyrën e trajtimit dhe përmirësimit të pamjes fizike. Drejtuar nga dr. Vladimir Filaj, i cili ka në portofolin e tij disa masterizime në universitete elitë në Europë, “Champs Elysees” është kthyer në zgjedhjen e pare dhe të vetme për qindra gra e burra që kanë dashur të rifreskojnë apo rimodelojnë pamjen e tyre.

Cilat janë trajtimet apo ndërhyrjet më të shpeshta që realizohen në klinikën tuaj? 

Procedurat kirurgjikale që kryejmë janë: liposuction i cili konturon trupin, zmadhimi dhe ngritja e gjirit, ‘tummy tuck’ ose abdominoplastika, ndërhyrja në qepallat e sipërme dhe të poshtme të syrit, lifting i fytyrës etj. Ndërsa procedurat jo-kirurgjikale më të shpeshta, të cilat u kanë rezistuar ndryshimeve të trendeve janë injeksionet e : botoxit, fillerat apo volumizuesit, mezoterapia dhe injeksionet e tjera që ushqejnë lëkurën. Evolucioni i injeksioneve, si dhe dëshira për t’u kujdesur sa më herët për t’i paraprirë  plakjes, e ka rritur moshën në të cilën kryhet ndërhyrja e parë kirurgjikale dhe sigurisht ka ulur numrin e tyre.

Gjatë muajve të verës çfarë trajtimesh këshillohen të bëhen? 

Vera është një stinë ku rrezatimi diellor është në kulmin e tij dhe lëkura është nën agresion të vazhdueshëm. Ndryshe nga ç’druajnë pacientët ndërhyrjet kirurgjikale dhe ato jo-kirurgjikale nuk janë të kundërindikuara. Përndryshe shumë mjekë në vende që janë nën pushtetin e verës 12 muaj të vitit nuk do të punonin asnjë ditë. Rregulli i artë është mbrojtja e mirë nga dielli para dhe pas kryerjes së tyre. Trajtimet më të sugjeruara dhe të sigurta janë: biorevitalizimi pa age, mezoterapia me acid hialuronik e cila e hidraton lëkurën, peeling veror, radiofrekuenca etj. Për sa i perket kirurgjisë frekuenca e interventeve të të gjitha llojeve është po aq e lartë sa në stinët e tjera. Procesi i zgjedhjes së një klinike ku një pacient do të ndiqet është I vështirë!

Çfarë duhet të ketë parasysh dikush para se të zgjedhë një klinikë për t’u trajtuar? 

Pacientët janë me të drejtë të hutuar nga emrat e shumtë të klinikave estetike gjithmonë e më të marketuar nga rrjetet sociale apo media. Nëse prioriteti i tyre qëndron në cilësinë maksimale të shërbimit po edhe të produkteve që përdoren duhet të hulumtojnë pak për mjekun që i ofron këto shërbime. Jo rastësisht them mjeku, pasi shumë shërbime mjekësore në Shqipëri tentohen të kryhen nga profesione jo-mjekësore. Padyshim që përvoja e mjekut dhe vitet prej të cilave I ofron shërbimet të japin idenë e një përvoje të gjatë dhe të pashoqe. Mbi të gjitha pacientët duhet të jenë gjithë “sy e veshë” në konsultën mjekësore sepse një profesionist i shpjegon në detaje si procedurën edhe pasojat e saj duke e edukuar pritshmërinë e pacientit që të jetë në kufijtë e reales. Kujdes nga zotimet dhe fjalët e bukura!

Champs Elysees ka ditur të ruajë pozicionin elitar ndër qendrat e shumta estetike që ka Tirana? A ka qenë një sfidë e vështirë kjo për ju? 

Të mbash në këmbë një sipërmarrje të suksesshme për mbi 15 vjet në treg është sigurisht një sfidë. Imagjinoni një futbollist që lufton vazhdimisht përgjatë këtyre viteve për Topin e Artë. Vështirësia më e madhe që kam hasur ishte revolucioni i rrjeteve sociale në marketimin e shërbimeve pasi audienca nuk e dallon dot një shërbim ekselent nga një më pak i mirë vetëm nga ekrani I telefonit. Para ‘boom-it’ të rrjeteve sociale pacientët vinin të sugjeruar nga të njohur të tyre që kishin marrë shërbime pranë klinikës, ‘pasaparola’  thonë italianët. Ky është marketingu klasik por që nuk del nga moda sepse rrallë zhgënjen. Me gjithë trendin e rrjeteve sociale, pak nga pak marrësit e këtij shërbimi po krijojnë një përvojë të mirë ose të hidhur nga moria e klinikave në treg dhe po përzgjedhin më kujdesshëm.

Ju keni përvojë edhe në klinika të njohura në Francë; çfarë i dallon pacientët e huaj nga ato shqiptarë? 

Sigurisht që pacientët shqiptarë diferencojnë nga ata francezë sepse dhe tradita apo kultura e dy popujve ndryshojnë. Sigurisht qasja e shqiptarëve ndaj kirurgjisë plastike është pak më e ndrojtur, më dyshuese ndaj rezultateve të ekzagjeruara. Kjo për shkak se ndërhyrje të tilla janë përqafuar dekada më vonë në vendin tonë krahasuar me vende pionere si Franca, SHBA etj.

A ka një moshë të caktuar se kur mund të nisë një ndërhyrje kirurgjikale? 

Jo, mosha nuk është një kundërindikim për t’iu nënshkruar kirurgjisë plastike. Për shembull otoplastika, kirurgjia estetike e veshit kryhet që në fëmijëri me rezultate të shkëlqyera. Megjithatë për shumë ndërhyrje estetike preferojmë të shtyhen pas moshës 18 vjeçare kur pacienti është mjaftueshëm i pjekur të marri një vendim të peshuar mirë përpara se të ndryshojë një tipar të trupit të tij.

Nisur edhe nga rrjetet sociale duket se kërkesa për të qenë fizikisht perfektështë rritur! Si ndikon kjo në vetëvlerësimin e pacientëve? 

Kqyrja e vazhdueshme e trupave perfektë dhe fytyrave pa asnjë cen, nuk mund të mos ketë ndikim. Ndryshe nga ç’mendojmë, jo vetëm adoleshentët, por edhe moshat afër të 30-ave sugjestionohen prej trendeve të filtrave në rrjetet sociale. Kjo i bën të pasigurt për pamjen dhe jo pak kërkojnë me çdo çmim të ndërhyjnë në tiparet e tyre. Mjekët me përvojë, të cilët kanë parë se si vijnë e ikin trende të ndryshme nuk i mbështesin kërkesat irracionale duke u përpjekur t’u edukojnë shijet dhe rëndësinë e të qënit unik. Për fat të keq disa janë kokëfortë në kërkesat e tyre dhe jo rrallë bien në duar joprofesioniste që u “plotësojnë tekat”. Aty lindin komplikacionet e para të këtyre shërbimeve, pasi një joprofesionist fokusohet vetëm të arrijë rezultatin final dhe jo të kujdeset për sigurinë shëndetësore të pacientit.

Previous ArticleNext Article