KreuFashion

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në Shqipëri

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në Shqipëri

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri total i infektimeve të reja me COVID-19 javën që kaloi arriti në mbi 3 mijë vetë dhe ai i viktimave në 12. Që nga fillimi i muajit gusht rezultojnë të jenë gjithsej 5,667 raste dhe 20 viktima.

Të shtunën numri i rasteve të reja arriti shifrën më të lartë që nga fundi i majit i këtij viti. Në Spitalin Infektiv nga një numër i pakët pacientësh janë të shtruar 73 pacientë, kurimi i të cilëve kërkon të rikthehen shërbimet e specializuara.

Ndërkohë që masat mbrojtëse si vendosja e maskës në mjedise të mbyllura dhe distancimi social pothuajse nuk respektohen fare dhe ende autoritetet nuk po reagojnë për të rikthyer masat shtrënguese.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF