KreuCelebrity

JLo shkëlqen me fustanin bojëqielli, ndërsa të gjithë flasin për dasmë!

Jennifer Lopez e tregoi edhe një herë se mosha është thjesht një numër! 52 vjecarja dukej e mrekullueshme me fustanin bojëqielli për fushatën e re publicitare të Coach, i cili nxirrte në pah trupin e saj të tonifikuar!

Jennifer kërcen prej 40 vjetësh, një pasion i hershëm i saj, e kjo reflektohet qartë dhe në formën e këmbëve të artistes!

Burime pranë saj dhe Ben Affleck thanë së fundi se dyshja po flet për martesë. Aktori madje u fotografua ndërsa kishte dalë bashkë me të ëmën për t`i blerë Jennifer një unazë! Të njëjtat burime sqaruan se Affleck e konsideronte si shans të humbur ndarjen e parë me JLo, por është i vendosur që këtë radhë, kjo të mos ndodhë më!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF