KreuFashion

Del në shtator; iPhone 13 mundëson përdorimin e internetit edhe nëse nuk keni valë!

iPhone 13 do të ketë një mënyrë  të re SATELLITE që i mundëson asaj të bëjë thirrje dhe të dërgojë mesazhe kur është jashtë rrezes së rrjetit të valëve të celularëve…

Sipas një raporti të ri analistësh IPhone më i ri i Apple do të ofrojë teknologji që e lejon atë të lidhet me satelitët, edhe nëse në telefonin tuaj nuk keni një abonim internet.  Kjo do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe edhe nëse janë jashtë rrezes së rrjetit 4G ose 5G.

IPhone i ri do të ketë një çip të personalizuar (Qualcomm) që lejon komunikimet satelitore me orbitë të ulët në tokë (LEO)

Analisti i TF International Securities Ming-Chi Kuo tha se pajisja e re do të ketë një çip të personalizuar Qualcomm që lejon komunikime satelitore  (LEO), duke e bërë në mënyrë efektive iPhone-in tjetër një telefon satelitor,

Kuo shtoi se ‘skenari më i thjeshtë’ për të marrë lidhje do të kishte operatorët e rrjetit, të tillë si AT&T ose Verizon, që punojnë me Globalstar.

Aktualisht është e paqartë nëse mesazhet dhe thirrjet përmes satelitit do të ishin të disponueshme për iMessage dhe FaceTime ose të gjitha format e komunikimit në iPhone, raportoi 9to5Mac.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF