KreuBusull

I riu nga Kosova gëlltit telefonin! Mjekët: Rrezikonte t’i shpërthente bateria në bark!

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë. Mjekët kanë arritur të nxjerrin nga barku i një të riu një telefon tip Nokia dhe sipas mjekëve nëse ndërhyrja nuk do të realizohej në kohën e duhur, bateria e telefonit rrezikonte të shpërthente dhë të digjte zorrët e pacientit.

Nuk bëhen me dije faktet se si dhe pse ka ndodhur gëlltitja e telefonit nga i riu por fatmirësisht falë ndërhyrjes së mjekëve ai gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

Ka qenë mjeku Skënder Telaku ai që ka bërë publik ndërhyrjen e pazakontë ku ka sqaruar se ndërhyrja është bërë nëpërmjet gojës duke i nxjerrë pjesët e huaja (pasi telefoni ishte ndarë në tre pjesë) nga goja dhe jo me operacion  në bark.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF