KreuCelebrity

24 vite pa Lady Dianën por ajo ende frymëzon; 25 veshje vere të princeshës që mund të vishen edhe sot!

31 gusht 1997 është dita kur princesha e dashur e popullit Lady Diana u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti me makinë në Paris.

Sot mbushen plot  24 vite që Diana mungon fizikisht, por princesha e ndjerë  ende frymëzon me stilin e saj të veshjes. E njohur për shijen e hollë, të guximshme e shpesh avangarde, veshjet e Dianës janë rithyer herë pas here në modë pas vdekjes së saj.

Dashuria e saj për lapsin e syve në ngjyrë blu elektrike dhe printet me pika janë një shenjë e qartë se Lady Diana, Princesha e Uellsit, e donte verën ashtu si të gjithë ne. Ashtu si për kostumet e saj verore janë bërë ikonike; rroba banjet, apo shumë veshje të tjera mbreterorja mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi ende sot.

Flokët biondë, të cilët shpesh theksonin një nxirje të artë, ishin një nga pamjet e saj të preferuara të verës (dhe dimrit), si dhe sensualiteti i buzëve natyrale ‘nude’, vijëzimi i syve me ngjyrë kafe të hollë dhe lëkurës së freskët. Në ngjarjet më të relaksuara të verës dhe me pushime, ajo kishte një stil më të butë, të lehtë, por elegant, duke dëshmuar se ishte ndër pionierët e “flokëve të plazhit” të sotëm (gjithmonë të dëshiruar).

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF