Një tjetër yll i shkëputet artit shqiptar: Ndahet nga jeta aktori Paulin Preka!

Është ndarë ditën e sotme nga jeta mjeshtri i madh i humorit Paulin Preka.

Preka, 86 vjeç, ndërroi jetë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.
Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.


Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndër pjesët më brilante të repertorit 40 vjeçar të estradës interpretuar nga Paulin Preka, aktorët e mësipërm, si dhe një brezi më të ri mund të veçojmë: “Fotografi”, “Kola i dritave”, “Familja-A, familja-B”, “Tuçi e Lokja”, “Dasme e Refikut”, “Mini e Minusha”, etj.
Që nga viti 1967 e deri më sot janë shkruar nga aktori dhe autori Paulin Preka me qindra skeçe, parodi, dialogje e monologje.

Previous ArticleNext Article