KreuFashion

Çdo të ishte kjo verë pa një këmishë Pink! 10 personazhe në një look!

Tashmë kemi hyrë në sezonin e vjeshtës, por teksa kthejmë kokën në verën që lamë pas ajo që bije në sy është këmisha Pink, e cila ishte veshja që më “in” e kësaj stine dhe me plot gojë mund ta cilësojmë si “lezetin” e kësaj vere.

E kombinuar me veshjet e jetës së përditshme apo e veshur buzë detit, këmisha Pink ishte ajo që na duhej për t’u dukur bukur dhe e veshur plot stil…e sigurisht që çdo gjë që është në modë ata që e përqafojnë të parët janë personazhet publikë, kështu që këmisha Pink ishte zgjedhja e shumë blogereve dhe figurave të rëndësishme të ekranit.. duke filluar nga bukuroshja Adrola Dushi, Chiara Ferragni, Alexandra Pereira, Ilda Lumani, Jona Spahiu, Alketa Vejsiu, Anxhelina Kotorri,  Bora Zemani, Kejsi Tola, dhe Evi Reçi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF