KreuCelebrity

Chiara Ferragni pranon problemet me shëndetin mendor!

Pikërisht atëherë kur mendon se disa njerëz kanë praktikisht gjithcka: Pamjen, paratë, famën, një familje të bukur dhe s`kanë cfarë kërkojnë më tepër nga jeta, vjen një rrëfim si ky i Chiara Ferragnit që në bën të kuptojmë se gjërat nuk janë gjithmone ashtu sic duken, dhe se gjithkush ka demonët e tij me të cilët përballet. Blogerja e famshme italiane, nënë e dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, u rrëfeu 24,6 milion ndjekësve në Instagram se shkon tek një psikolog prej 3 vitesh.

“Kam punuar shumë më veten. Jam përpjekur t’i luftoj frikërat e mia duke kuptuar mendjen time dhe nga vijnë keto pasiguri. Në tre vitet e fundit i kam dhënë vetes dhuratën më të bukur: takoj një psikolog një herë në javë dhe këtë ia rekomandoj çdokujt që do të njohë vetveten”, ka treguar Chiara në Instagram. Më pas ka treguar për sulmet e panikut që ndjen herë pas here: ”Vuaj edhe sot prej ankthit dhe shpesh kam sulme paniku, por kam kuptuar se vetëm duke i luftuar frikërat e mia mund a kaloj këtë situatë. Kur më ndodhin keto sulme përpiqem te fokusohem në punë apo aktivitete të ndryshme. Ka shumë raste kur nuk ndihem një nënë e lumtur apo një femër e plotësuar , por kam kuptuar se është e rëndësishme të kujdesem për shëndetin tim mendor,” është shprehur 34 vjecarja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF