KreuCelebrity

Jeff Bezos investon për gjetjen e kurës së plakjes, ndërsa Elton Musk tallet me të online’

Jeff Bezos investon për gjetjen e kurës së plakjes, ndërsa

Miliarderi Jeff Bezos ka vendosur të investojë në “Altos Labs”, një laborator që është krijuar së fundmi për të zbuluar mënyra sesi mund të kthehet pas efekti i plakjes. Pra, për të zbuluar kurën e plakjes. Kjo kompani është themeluar gjatë këtij viti dhe është duke u bërë ofertë shkencëtarëve të kualifikuar dhe me përvojë. Këtyre shkencëtarëve do u ofrohet 1 milion euro rrogë dhe u është premtuar që do kenë mundësi të kryejnë kërkimet e tyre individuale siç dëshirojnë. Ish-pronari i ‘Amazon’ renditet mes investitorëve të shumtë në këtë kompani, por lajmi nuk është konfirmuar akoma nga zëdhënësit e tij. Ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit dhe mes shumë reagimeve, është dhe ai i Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, njëjtë si Jeff Bezos. “Nëse nuk ja del të gjejë kurën, do hedhë në gjyq vdekjen”, shkroi Elon Musk në Twitter duke tallur rivalin miliarder.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF