KreuFashion

Spitali i Covid-19 përfshihet nga flakët në Tetovë; të paktën 14 viktima

Spitali i Covid-19 përfshihet nga flakët në Tetovë; të

Mbrëmjen e së mërkurës një zjarr i madh përfshiu spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientët e sëmurë me Covid-19. Deri më tani janë konfirmuar të paktën 14 viktima, numër i cili fatkeqësisht pritet të rritet.

Prokuroria Themelore Publike e RMV në një deklaratë për mediat tha se disa nga viktimat kanë pësuar djegie të mëdha, ndaj do të duhet t’u bëhen analizat e ADN-së për t’i identifikuar. Ndërkohë sipas të dhënave paraprake nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Gjithashtu mendohet që ngjarja ka ndodhur për shkak të një problemi me energjinë elektrike, por ende pritet versioni zyrtar nga autoritetet. 30 zjarrfikës me 7 makina kanë shkuar në vendngjarje dhe flakët janë shuar, por ka qenë i pamundur evakuimi i njerëzve brenda godinës sepse zjarrfikësja ka mbërritur shumë vonë dhe spitali i ndërtuar prej materiali plastik është përfshirë shumë shpejt nga flakët.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF