KreuCelebrity

Adelina Tahiri e përlotur, lidhja që kishte me 29 vjecaren e cila vdiq mes flakëve në spitalin e Tetovës!

Adelina Tahiri ishte një nga artistet e ftuara në “Ftesë në 5” për të folur mbi tragjedinë në spitalin e Tetovës. Këngëtarja u shfaq e revoltuar dhe njëkohësisht e tmerruar nga ngjarja. Ajo rrëfeu se vajza 29 vjecare që vdiq në spitalin Covid, ishte e afërmja e një punonjëseje të saj.  “Sot në mëngjes më erdhi në shtëpi me lot në sy, sepse vajza e tezes së saj kishte qenë aty brenda dhe kishte ndërruar jetë. Familja e saj kishte tentuar ta shpëtonte, por nuk kishte mundur të mbijetonte për shkak të tymit.. Sinqerisht jam e tmerruar!”, tha e prekur ajo. Vajza 29 vjecare nuk ishte e shtruar vetë, por po kujdesej për të ëmën e saj 52 vjece, dhe fatkeqësisht, humbën jetën të dyja mes flakëve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF