KreuCelebrity

Martohet modelja e famshme; fustani i nusërisë është një përrallë!

Një nga engjëjt më të dashur të Victoria’s Secret Jasmine Tookes tha PO. Jasmine u martua në Quito, Ekuador me Juan David Borrero, djalin e Zëvendës Presidentit të kombit.

Për ditën e veçantë modelja zgjodhi një fustan të vërtetë princeshe nga Zuhair Murad.

“Doja që ai të më vizatonte fustanin që nga dita e parë. Që kur mora pjesë në paradën e Murad Couture rashë në dashuri. I tregova frymëzimin tim dhe ai dizajnoi fustanin më të bukur dhe të përjetshëm që kam parë ndonjëherë “; është shprehur e emocionuar modelja.

Fustani, i qëndisur me dorë, ka një bust të lartë në qafë dhe mëngë të gjata. Fundi i lëvizshëm i është shtuar fustanit prej sirene me dantellë, shoqëruar nga një vello e gjatë më shumë se 4 metra.

Dyshja preferuan një ceremoni intime me njerëz të ngushtë miq e familjarë, ndërsa për fustanin Jasmine nuk prefreoi aspak të ishte minimaliste.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF