KreuStil Jetese

Krenare për origjinën, Dua shfaqet me veshjen nga stilistja shqiptare!

Dua Lipa e tregoi dhe një herë me krenari origjinën e saj, këtë radhë përmes një veshjeje të krijuar nga stilistja e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, që përpara pak ditësh vulosi pozicionin e saj në botën e modës me çmimin e madh LVMH 2021 për talentet e reja. Dua nuk la pa e përgëzuar. “Me veshjen e stilistes shqiptare. Urime Nensi për çmimin LVMH,” ka shkruar këngëtarja 28 vjecare në krah të fotos ku shihet me kombinimin elegant nga Nensi.

Çmimi i LVMH për stilistët e rinj lakmohej nga 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre u përzgjodhën 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Vlen të theksohet se për herë të parë në këtë edicion u përzgjodhën një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria, e cila fitoi çmimin prestigjoz.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF