ADA HERBS, brandi shqiptar pushton revistën VOGUE

Mes miliona kompanive në botë, me produkte nga më të ndryshme, BRITISH VOGUE zgjodhi të sugjerojë dhe këshillojë lexuesit e saj të përdorin kombinimin vajor të brandit shqiptar Ada Herbs.

Tashmë me një formulë të re dhe të perfeksionuar, ky produkt renditet mes brandeve të njohura të kozmetikës botërore si dëshmi e një produkti që i ofron klientit më të mirën e natyrës.

“ADA Herbs është një kompani për kujdesin e lëkurës dhe flokëve me formula të patentuara; krijuar nga dy motra nga Shqipëria. Prdhuar në Francë, produkti në foto është një kombinim vajor për trajtimin e flokëve i çertifikuur me përbërës 100 % organikë dhe i testuar dermatologjikisht. Ndihmoni flokët të ndihen më të shëndetshëm”; shkruan prestigjozja britanike në sugjerimin për lexuesit e saj.

ADA HERBS goes Vogue

Previous ArticleNext Article