KreuCelebrity

Britney Spears thyen rrjetin me fotot e fundit!

Ka disa kohë që mbretëresha e popit Britney Spears prezantohet shumë në formë në rrjetet sociale. Me fotografi të guxishme dhe në të shumtën e fotove topless. “Dua të ndjehem e lehtë, lakuriq ashtu siç kam lindur,” shkruante artistja gjatë verës, ndërsa mbulonte gjoksin vetëm me duar.  Këngëtarja e famshme ka guxuar me anën e një videoje duke treguar format e saj, kësaj radhe fundshpinën në një formë shumë të mirë, pa patur nevojën e asnjë filtri.  Në video Britney u është përgjigjur të gjithëve mosbesuesve për formën e saj fizike duke u shprehur se ajo herë pas here fotografon veten pa përdorur asnjë filtër dhe se kjo është forma e saj reale trupore. Duhet të pranojmë që artistja pothuasje 40 vjeçare (mbush në 2 dhjetor) po kalon ditet me te mira të jetës të saj, pas një periudhe të gjatë depresioni. Proçesi mbi kujdestarinë e të ardhurave të saj nga ana e të atit, duket se po merr rrugë drejt zgjidhjes në favor të saj. Seanca e ardhshme është caktuar në fund të shtatorit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF