KreuCelebrity

FOTO/ Aktorja dhe futbollisti i njohur mirëpresin në jetë binjakët e tyre!

Ylli i ish-Toëie, Georgina Cleverley dhe bashkëshorti i saj futbollist Tom, kanë mirëpritur binjakët e tyre, të cilët i bekuan me emrat, Sloane dhe Summer.

Aktorja me anë të një postimi në Instagram të dielën, dha lajmin e bukur, teksa ndau me ndjekësit një fotografi të mrekullueshme të të sapolindurve. “Unë kurrë nuk do të gjej fjalët e duhura për t’u përdorur, për të përmbledhur ndjenjat e mia tani. Sloane dhe Summer janë të mirëseardhura në botë”, shkroi ajo.

Miqtë e famshëm të personazhit televiziv, përfshirë Rochelle Humes dhe Ferne McCann, dërguan urimet e tyre. Ish-ylli i Manchester United dhe Anglisë, Tom, 31 vjeç dhe Georgina tashmë janë prindër të katër famijëve, Albie George, Nevaeh dhe dy binjakëve.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF