Kim Kardashian nuk njihet rrugëve të Nju Jorkut, veshja e saj – “një budallallëk”!

Kim Kardashian e kaloi masën me veshjen e fundit prej lëkure të zezë me të cilën u shfaq rrugëve të Nju Jorkut. Ylli i reality show-t kishte mbuluar krejtësisht edhe fytyrën, e nuk praktikisht nuk njihej! Ajo ka arritur ta tërheqë sërish vëmendjen e media pasi pushtoi titujt me këtë kombinim të fundit, por disa ndjekësve, ai iu duk një “budallallëk i madh”!  Kim u paraqit kështu në hotelin ku do të qëndrojë për të qenë e pranishme nesër në Met Gala. Ajo nuk dha asnjë shpjegim për pamjen që i ngjante një personazhi të një filmi horror, duke i lënë të gjithë të pyesin veten mbi përsenë e kësaj zgjedhjeje!

Previous ArticleNext Article