KreuCelebrity

Mendoi se ia hodhi, Princ Andrew akuzohet sërish për përdhunim!

Mendoi se ia hodhi, Princ Andrew akuzohet sërish për përdhunim!

Nuk kanë të sosur problemet për princ Andrew. Trashëgimtari i Windsorve po njolloset gjithmonë e më shumë me damkën si pedofil. Pas kalvarit me çështjen Epsein, ku princi akuzohej për pedofili, Andrew përballet sërish me të njëjtën akuzë për abuzim me të mitur. Kësaj radhe është Virgia Giufftre e cila akuzon princin se e ka përdhunuar në moshën 17 vjeçare, për tre herë me radhë. Virginia sot 38 vjeçe, depozitoi aktakuzën në Gjykatën e Manhattanit në fillim të gushtit, por avokatët e saj kanë mundur ta dorëzojnë atë pas disa javësh. Kjo për faktin që princi ishte me Sarah Freguson në Balmoral, dhe kishte lënë porosi duke filluar që nga mbretëresha dhe gjithë stafit të mos merrnin në dorëzim apo pranon asnjë lloji dokumentacioni që kishte të bënte me rastin, gjë që pengon në zhvillimin normal të procedurës dhe një proçesi ligjor. Dokumentacioni i përgatitur nga avokatët e gruas së re u la në dyert e rezidencës mbretërore në prani të një oficeri policie, i cili një ditë më parë ishte dëbuar nga shërbimi i gardës mbretërore. Proçesi, me seancën pergatitore pritet të nisë sot me një videokonferencë, ku princi sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë i pranishëm. Sipas denoncimit të bërë nga Virginia, princi ka afat të paraqitet para gjykatës së Nju Jorkut për të deponuar deri në datën 17 shtator. Në rast mosparaqitje mund të gjykohet në mungesë, duke u shpallur fajtor dhe duhet të paguajë një dëmshpërblim që mund të arrijë vlerën e disa miliona stërlinash. Avokatët e princit po synojnë të kenë një linjë të re mbrojtjeje duke filluar që nga proçeduara, e cila sipas tyre nuk është e rregullt pasi dokumentacioni nuk është dërguar në mënyrë korrekte, duke shpresuar kështu në anullimin e proçesit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF