KreuCelebrity

Bëhet nënë për herë të tretë, Emina Çunmulaj zbulon emrin tepër të vecantë të djalit!

Pas dy vajzash, Emina Cunmulaj është bërë nënë e një djali e gëzimin nuk duroi dot që ta ndante me të gjithë.

Modelja e përcolli vetë lajmin me një postim në Instagram, ku shihet në spital duke mbajtur vogëlushin në gji.  “Djali im erdhi. Shá Yosef Nazarian. Zemra ime është plot. I vogli im, më ke mësuar kaq shumë që tani, numër një është durimi. Nuk kishte rëndësi kur duhej të vije, por kur doje ti të vije. Më mësove se gjërat nuk jepen kur i do, por kur është e thënë t’i kesh. Faleminderit për këtë mësim e shumë të tjerë që do vijnë”, ka shkruar ajo e emocionuar në krah të fotos kaq të ëmbël!

 

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF