KreuStil Jetese

Kate Hudson i jep fund beqarisë ( më në fund)!

Pas pesë vitesh bashkëjetese dhe një vajze, aktorja Kate Hudson ka vendosur t’i thotë “po” muzikantit Danny Fujikawa. Lajmin e shumëpritur Kate e ka dhënë nëpërmjet llogarisë së saj Instagram, duke e titulluar thjesht foton “E bëjmë”. Aktorja ka përzgjedhur 3 ikona të cilat nuk lënë vend për komente. Një dhëndër, një kishë dhe një nuse. Në foton e publikuar shkëlqen një diamant në gishtin e aktores. Kate dhe Danny janë njohur prej kohësh, pasi Danny është vëllai nga nëna e Sara Foster-it, mikeshës më të ngushtë të Kate. “Më duket sikur kam një jetë që e njoh,” ka thënë Kate në një intervistë. “Jemi njohur në mënyrë spontane. Danny është vëllai i Sarës. Por në atë kohë nuk ishte momenti i duhur, ” ka shtuar aktorja. Kate dhe Danny kanë 7 vite diferencë me njëri – tjetrin, megjithatë kjo nuk i pengoi të gjenin njëri- tjetrin dhe të lidheshin bashkë. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF