KreuCelebrity

Kryeministri britanik humb krejt papritur nënën e tij

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka humbur nënën e tij Charlotte Johnson Wahl në moshën 79-vjeçare. Një njoftim i botuar në gazetën “Times” tha se ajo vdiq “papritur dhe paqësisht” në Spitalin St Mary’s në perëndim të Londrës. Boris Johnson dikur e përshkroi nënën e tij, si “autoriteti suprem” në familje. Në moshën 40 vjeç Charolotte u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, por nuk ndaloi asnjëherë pasionin e saj për pikturën.

Figura të larta nga i gjithë spektri politik, përfshirë udhëheqësin e Laburistëve Sir Keir Starmer, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnson. “Më vjen shumë keq që mësoj për humbjen e kryeministrit. Ngushëllimet e mia atij dhe familjes së tij”, shkroi Sir Keir në Twitter.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF