New York Times, artikull për afganët në Shëngjin: “Këtu është parajsa”!

New York Times i ka kushtuar një artikull të gjatë afganëve të mbërritur në Shqipëri, duke e nisur nga rasti i një studenteje 21 vjeçare të mjekësisë, e cila e ka përjetuar më gëzimin më të madh ardhjen në vendin tonë e shkëputjen prej traumës së regjimit taleban. “Mendova për një moment se isha në Neë York”, thotë vajzë e identifikuar si Tahera. Përpara se të nisej drejt Shqipërisë për të cilën nuk kishte dëgjuar kurrë më parë, Tahera kishte shpresuar të udhëtonte drejt SHBA-së apo Britanisë. Por me disa vende të tjera të pasura që ngurruan të pranojnë refugjatë afganë, ajo gjeti strehë në atë që është ndoshta kampi më i cuditshem dhe më luksoz i refugjatëve në botë, thotë gazeta prestigjoze. Shkrimi nënvizon faktin që “fatura e refugjatëve paguhet kryesisht nga organizata si National Endowment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim dhe fondacioni Soros”. Gazetari duket është interesuar në veçanti për fatin e refugjatëve të strehuar në resortet e Shëngjinit, ku burra e gra afganë duken ende paksa të hutuar, peng të kujtimeve dhe frikës për familjarët që kanë lënë prapa, por edhe mirënjohës për mundësinë që u dha populli shqiptar. Wahab, një gazetar që ndihmoi në drejtimin e një agjencie lajmesh, të financuar nga SHBA e që mbulonte më së shumti çështjet e grave në perëndim të Afganistanit, thotë se nuk kishte pritur kurrë një akomodim të tillë. Ai u largua nga Afganistani me të shoqen dhe tre fëmijët, me ndihmën e National Endowment for Democracy. “Ne jemi refugjatë luksi, thotë me shaka. “Shkojmë në plazhe e shohim gra gjysmë të zhveshura. Ne flemë, hamë dhe shkojmë në breg të detit. Për shumicën e njerëzve, kjo është parajsa”, thotë Wahab, që ende i ka megjithatë të gjalla në mendje skenat e tmerrit nga qyteti i vet, Herat. Të tjerë thonë se i gjithë ky luks fantastik, por nuk e shijojnë dot sic duhet për shkak të maktheve e mendimeve që kanë në kokë./TCH/

Previous ArticleNext Article