Video/ Angela Merkel merr dhuratën e veçantë nga kryeministri Rama

Angela Merkel ndodhet në Tiranë, dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i bëjë një dhuratë të veçantë kancelares. Ai ka publikuar pamje nga takimi me Merkel në rrjetet sociale, teksa shihet që i jep në shenjë nderimi Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Rama zbulon që Merkel nuk i ka shumë përzemër ceremonitë dhe janë mjaftuar me disa foto, teksa kancelarja e ka pritur me buzëqeshje, duke e cilësuar një nder bashkëpunimin dhe vlerësimin.

“DANKE ANGELA, Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, ka shkruar kryeministri përkrah videos.

Previous ArticleNext Article