KreuCelebrity

Kim nuk heq dorë: vazhdon të shfaqet kokë e këmbë me të zeza: “Po përcjell një mesazh”! 

Kritikat për veshjen me të cilën u paraqit në Met Gala me kokën e fytyrën të mbuluar krejtësisht, si dhe memet që shpërthyen në rrjet, nuk e kanë ndaluar Kim Kardashian të shfaqet sërish me të zeza kokë e këmbë. Ylli i reality show-t ishte në party-n e organizuar nga nga Justin Bieber pas përfundimit të Met Gala në Webster Hall në New York, ku iu bashkua ceremonisë së mbushur me yje me motrën e saj Kendall Jenner dhe shoqen e vet Hailey Bieber. Kim thotë se ka portretizuar personazhin e famshëm “Catëoman” me fustanin e saj të zi elastik që e mbulonte nga qafa deri tek gishtat e këmbëve, ndërsa ajo vuri një maskë dhe një palë syze për të kompletuar pamjen e çuditshme. Me sa duket, po bën gjithcka që të duket si një super heroine!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF